“Dua ta kem në jetën time”, për kë janë dy trëndafilat e parë të Adriano?

Adriano, fronisti më i ri ka bërë sot në ‘Talk Love Story’ dy zgjedhjet e tij për takime me vajzat konkurrente gjatë javës së ardhshme.

E para që ai ka zgjedhur ishte Eda, për të cilën Adriano shprehet:

Është origjinale, dua ta njoh më shumë. Dua ta kem në jetën time, por nuk e di si prandaj ta shohim si do shkojmë në fazën tjetër.

E dyta është Kleona që i ka tërhequr vëmendjen që në prezantim. 

Marinela i “shkel” syrin, Adriano “nuk ia mbyll” derën: Kam ardhur me mendje të hapur

Marinela ka folur për fronistin e ri që ka hyrë në Love Story. Ajo u shpreh se Adriano ka shumë vetëbesim. Duke qenë se ai foli për librat gjatë klipit prezantues, Marinela nuk fshehu dëshirën për t’u takuar me Adrianon në një bibliotekë apo librari.

“Ndoshta do kisha dëshirë që ta takoja duke lexuar një libër shkencor. Madje do doja që nëse do bënim një takim, takimi të bëhej në një bibliotekë, ose librari. Domethënë të uleshim aty dhe të flisnim të rrethuar nga librat. Të ishte biblioteka vetëm e jona, të ishte vetëm për ne të dy. Duke lexuar t’i shpjegonim njëri-tjetrit çfarë kuptuam nga ato që lexuam”, tha Marinela.

Ndërkohë, Adriano u shpreh se ka ardhur me mendje të hapur në Love Story. Ai tha se Marinela ka shumë bagazh, por nuk është dakord me mënyrën se si ajo ka zgjedhur të prezantohet. Por fronisti nuk ia mbylli derën asnjë konkurrenteje.

“Kam ardhur me një mendje të hapur, çfarë ka ndodhur, ka ndodhur. Por gjithsesi është një pikë ku i gjykon njerëzit deri diku, por jo gjykim për keq. Për sa kam parë dhe sa kam njohur nga Marinela, ka shumë bagazh, por personalisht nuk jam dakord për mënyrën se si ka zgjedhur të prezantohet deri tani në këtë shoë. Gjithsesi siç e thashë kam ardhur me mendje të hapur dhe gjithsecili do ta ketë mundësinë e vet”, u shpreh Adriano./tvklan.al