Pritet të ketë më shumë pasagjerë për shkak të lehtësimit të udhëtimeve

Aeroporti ndërkombëtar i Dubait parashikon që të kalojnë në të 56 milionë pasagjerë vitin e ardhshëm, dyfishi i objektivit të këtij viti edhe pse ende nën nivelet e para-pandemisë.

Aeroporti është një qendër kryesore udhëtimi e cila ka njohur një rritje të trafikut të udhëtarëve në javët e fundit pas fillimit të sezonit turistik dhe lehtësimit të kufizimeve të udhëtimeve.

Kjo sjell një parashikim më optimist dhe ne planifikojmë të kemi 56 milionë pasagjerë për vitin që vjen“, deklaroi shefi ekzekutiv i Aeroporteve të Dubait, Paul Griffiths.

Trafiku i udhëtarëve javët e fundit ka qenë “shumë më pozitiv” dhe aeroporti tani pritet të përfundojë vitin duke e arritur shumë afër objektivit të tij prej 28 milionë pasagjerësh, në rreth 26-27 milionë.

Parashikimet për këtë vit do të jenë përsëri të ulëta duke qenë se shumë vende akoma imponojnë kufizime në udhëtime.

Emiratet e Bashkuara Arabe këtë muaj lehtësuan kufizimet për udhëtimet me disa vende afrikane dhe aziatike, përfshirë tregun kryesor Indinë, ndërsa Britania e Madhe, një treg tjetër i rëndësishëm, e ka zhvendosur shtetin arab nga “lista e kuqe” në atë të gjelbër.

Aeroporti ndërkombëtar i Dubait varet nga fluturimet ndërkombëtare pasi nuk ka treg të brendshëm.

Klan News