Agjenti 007 një femër?

Agjenti 007 një femër?

16:44 15/07/2019

Përflitet se rolin mund ta marrë Lashana Lynch

Një agjent 007 më ndryshe se kurrë. Lashana Lynch është aktorja e cila sipas Daily Mail, po përflitet për të interpretuar rolin e agjentit më të famshëm në Bond 25. Nëse kjo konfirmohet atëherë 31-vjeçarja angleze do të paraqitet në publik si Nomi.

Daily Mail shkruan se hyrja në skenë e një agjenti të ri 007 nuk përjashton pjesëmarrjen e James Bond në film, por e veçantë mbetet mënyra se si do të ndërveprojnë dy personazhet me njëri-tjetrin, duke qenë se do të jenë në të njëjtin nivel.

Teksa burimet për të përditshmen britanike thonë gjithashtu se edhe Daniel Craig është duke menduar rikthimin në rolin që aq shumë i shkon, si James Bond.

Tv Klan




UKT
Grupi
LAJMET

Të ngjashme


UKT
Grupi