Kaçe e Mihaj nuk ishin as në stol

Ajax, finalisti i sezonit të kaluar në Champions League e pati të vështirë përballjen e turit të tretë në fushën e PAOK . Ekipi holandez kaloi i pari në avantazh, por vendasit e përmbysën përkohësisht rezultatin para se të mbyllej pjesa e parë.

Huntelaar ishte shpëtimtari i Ajax me golin e realizuar në minutën e 57’, duke barazuar shifrat ne 2 me 2. Lojtarët e kombëtares, Ergys Kaçe dhe Enea Mihaj që luajnë me skuadrën greke nuk ishin as në stol. Ekipi që do të kalojë në fazën play off do të vendoset më 13 Gusht në takimin që do të luhet në Amsterdam.

Qarabag, kundërshtar i Partizanit në turin e parë, fitoi me rezultatin 2 – 1 takimin në fushën e APOEL Nicosia, skuadër që drejtohet nga Paolo Tramezzani. Sukses 1 – 0 i Club Brugge ndaj Dynamo Kyiv.

Në barazim 1 – 1 përfunduan takimet e tjera të së martës Dinamo Zagreb – Ferencvaros dhe Crvena Zvezda 1 – 1 Kobenhavn.

Tv Klan