Vendimet e arbitrave në kampionatin shqiptar në mjaft raste sjellin polemika dhe nuk mungon edhe shpërthimi i lojtarëve, drejtuesve apo tifozëve në drejtim të tyre.

Federata Shqiptare e Futbollit në 2017 themeloi Akademinë e Arbitrimit që këtë vit ka edicionin e saj të dytë. 70 të rinj nga mosha 14 deri 22 vjeç zgjodhën rrugën e gjykimit, ndërsa kësaj here kërkojnë të afrohen më shumë.

Pas shpalljes së Partizanit kampion, duhet të vendosen edhe skuadrat që do të shkojnë në Europë së bashku me të kuqtë. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka shpreson që gara e ekipeve shqiptare të shkojë sa më gjatë.

Shqipëria përfaqësohet e një ekip në Champions League që është Partizani dhe tre në Europa League.

Tv Klan