Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, 1 i vdekur dhe 2 të plagosur

Foto ilustruese


Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, 1 i vdekur dhe 2 të plagosur

08:11 24/01/2021

Një aksident i rëndë me 1 të vdekur dhe 2 të plagosur ka ndodhur gjatë natës në aksin rrugor Fushë-Krujë-Laç. Në aksident janë përfshirë 3 mjete dhe përplasja mes tyre ka ndodhur rreth orës 22:40.

Policia në një njoftim për mediat bën me dije se ka “arrestuar në flagrancë shtetasit D. S., 40 banues në Krujë dhe B. M., 52 vjeç, banues në Has, pasi më datë 23.01.2021, në orën 22:40, në aksin rrugor Fushë Krujë-Laç, shtetasi D. S., duke drejtuar mjetin tip “Toyota”, është përplasur me mjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin A. S., 46 vjeç, banues në Pukë e më pas me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin B. M., i cili drejtonte mjetin në gjendje të dehur“.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shoferi i mjetit tip “Ford”,  A. S., 46 vjeç dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve pasagjerët në mjet, D. S., 64 vjeçe dhe P. S., 68 vjeçe, banuese në Pukë.

Lidhur me këtë ngjarje është ngritur një grup hetimor dhe po hetohet për shkaqet e plota të aksidentit./tvklan.al






Të ngjashme