Një person ka humbur jetën në një aksident që ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 08:15 në fshatin Aranitas të Mallakastrës. Viktima është Pajtim Zotaj 27 vjeç, drejtues i mjetit tip “Opel”. Makina që ai drejtonte humbi kontrollin dhe doli nga rruga.

Shoferi ndërroi jetë rrugës për në spital. Ndërsa i plagosur ka mbetur pasagjeri që ndodhej në mjet, 31-vjeçari A.Zotaj. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i policisë dhe ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. /

tvklan.al