benziiNjë aksident automobilistik ka ndodhur  pasditen e sotme në Fushë Bulqizë, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 3 persona të së njëjtës familje.

Burime të policisë bëjnë me dije se, makina tip Benz që drejtohej nga vajza e familjes, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shkëmb.

Sipas të njëjtat burimeve, çifti i bashkëshortëve , identiteti i të cilëve ende nuk bëhet i ditur, kanë marrë plagë më të rënda dhe janë nisur drejt spitalit ushtarak në Tiranë.

tvklan.al / M.S