Aktorja e njohur e humorit, Delinda Disha ishte e ftuar ditën e sotme në programin “Historia ime”, në Tv Klan. Aktorja është pjesë e programit të humorit “Klanifornia” dhe u shpreh se ka qenë një risi për të.

Si pasojë e koronavirusit, aktorët sollën për publikun edhe skeçe të xhiruara në terren dhe sipas saj ishin një ogur i mirë dhe një ndjesi shumë e bukur, se kanë përjetuar filmin.

Delinda shprehet se ka qenë një vit mjaft i suksesshëm për të, por edhe për gjithë aktorët dhe stafin e Klanifornias.

Mirela Milori: Me “Klanifornia” si u ndjeve këtë vit?

Delinda Disha: U bë gati një vit. Unë mbylla një vit të plotë në “Klanifornia”. Ka qenë një risi për mua, qoftë nga stafi i ri, por edhe nga formati, shumë herë kam bërë më shumë personazhe në këtë emision humoristik. E kam përjetuar shumë mirë dhe mund të them me bindje të plotë që ka qenë, një vit i suksesshëm jo vetëm për mua, por për të gjithë aktorët dhe të të gjithë stafin e “Klanifornia”. Do mbahet mend, ndoshta për shkak edhe të koronavirusit.

Mirela Milori: Po juve ju priu në fakt koronavirusi, se ju sollët skeçe shumë të bukura!

Delinda Disha: Mund të themi që ishte një ogur shumë i mirë koronavirusi, për shkak të të cilit u detyruam të bënim edhe xhirime në terren dhe t’i përshtasim përmes skeçeve. Ishte një ogur i mirë për “Klanifornian”, se shumë personazhe që ndoshta mund të dalin në skenë, ne na kanë dalë në sheshxhirim. Është një ndjesi shumë e bukur, se kemi përjetuar filmin. Nëse mundësia ka qenë e pakët që të angazhohemi nëpër filma, “Klanifornia” na e dha mundësinë./tvklan.al