“Akullore si dikur”

“Akullore si dikur”

15:48 18/08/2019

Klosi: Rikthejmë traditën dhe nxisim ofertën turistike

Festa “Akullore si dikur” që synon të rikthejë traditën e akullores në qytetin bregdetar të Durrësit, rivjen në edicionin e tij të dytë. Krahas pushuesve dhe banorëve që mbushën sheshin “Liria”, mori pjesë edhe ministri Blendi Klosi. Rikthimin e traditës përmes festave, ministri i turizmit e quan një pikë të fortë edhe për turizmin.

“Sot kemi shumë turistë që vizitojnë stendat e panaireve tona në të gjithë Shqipërinë, por kjo festë e Durrësit është shumë specifike pasi ka të bëjë me akulloren që është një produkt 100% i prodhuar nga zejtarët e qytetit.”

Bashkëpunimi për festat lokale do të vijojë edhe në bashkitë e tjera.

“E kemi shumë të nevojshme që ky sezon dhe të tjerët që do të vijnë të mbushen me alternativë për ofertën turistike të Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë.”

Ndaj Klosi kërkoi nga tur operatorët që të shtojnë ofertën për turistet duke përfshirë festat lokale në paketat e tyre.

Tv Klan

LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT