Maxwell ndihmoi milionerin Jeffrey Epstein për të shfrytëzuar seksualisht vajza të reja

Ghislaine Maxwell është shpallur fajtore për rekrutim dhe trafikim të vajzave të reja, të cilat thuhet se u abuzuan seksualisht nga financieri amerikan Jeffrey Epstein. 60-vjeçarja u shpall fajtore për pesë nga gjashtë akuzat me të cilat përballej, përfshirë akuzën më të rëndë, atë të trafikimit seksual të një të mituri.

Vendimi u mor pas pesë ditësh të plota diskutimi nga një juri prej 12 personash në Nju Jork. Kjo do të thotë që socialistja britanike mund të kalojë pjesën tjetër të jetës së saj pas hekurave. Vendimi pasoi një gjyq njëmujor, gjatë të cilit u dhanë dëshmi nga katër gra, të cilat përshkruan abuzimet nga Epstein duke nisur nga viti 1994 deri në vitin 2004.

Maxwell nuk tregoi asnjë shenjë të dukshme emocioni, bëjnë me dije mediat amerikane ndërsa lexohej vendimi. Menjëherë pas vendimit, ekipi i saj ligjor tha se ata tashmë po punonin për apelimin e vendimin. “Ne besojmë fuqishëm në pafajësinë e Ghislaine,” u tha gazetarëve avokati i saj, Bobbi Sternheim.

Prokurori i SHBA, Damian Williams përshëndeti vendimin dhe përgëzoi viktimat e abuzimit për “trimërinë”. Jeffrey Epstein ishte milioner amerikan, i cili vrau veten në 2019 në burg pasi u shpall fajtor për pedofili.

Klan News