Kryetari i Bashkisë Tiranë Albert Brojka ka paralajmëruar dorëheqje. Sipas Brojkës, ndërhyrjet nga segmente qeveritare po e detyrojnë të largohet nga posti i kryebashkiakut. Kjo ka të bëje me emërimin e drejtorit të Urbanistik[s në rreth nga Ministria e Transporteve Ingrit Shuli, emërim që i takonte Kryetarit të Bashkisë. Brojka thotë se jo vetëm që nuk vendosi ai si Kryetari i Bashkisë, por as nuk u pyet për këtë vendim. Ai tha se këtë çeshtje e ka hedhur në Gjykatën Kushtetuese ku akuzon ministren për ndërhyrje në kompetencat e Bashkisë dhe nëse gjykata i jep të drejtë ministres Shuli, ai do të japë dorëheqjen.

Pamje Bashkia Tiranë, Albert Brojka./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj