“Nuk do të lejojë bosnjëzimin e Kosovës”

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka refuzuar të takojë më 11 Maj presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç siç ka paralajmëruar kryediplomati evropian Josep Borreli. Gjatë qëndrimit në Bruksel Kurti ka thënë se nuk do të marrë pjesë në një takim për të cilin nuk e ka konfirmuar paraprakisht pjesëmarrjen.

Ka thënë se në Bruksel do të udhëtoj sërish për ndonjë drek pune me liderët e Ballkanit Perëndimor. Nga Brukseli ku po qëndron për një vizitë dyditëshe, Kurti ka komentuar edhe dokumentet e publikuara së fundmi në media që flitet për marrëveshjen përfundimtare Kosovë Serbi.

Sipas tij Kosova nuk do të lejojë ringjalljen e projekteve për shkëmbim territorial e as atyre për bosnjëzimin e vendit.

Për këtë dokument ka reaguar edhe presidentja Vjosa Osmani duke thënë se dokumente të tilla që kanë përbrenda ide destabilizuese për rajonin e kanë burim vetëm Serbinë.

“Kjo është strategji e vjetër e Serbisë e përsëritur tani me qëllim që një qasje e tillë të normalizohet e të bëhet pjesë e debatit të përditshëm, e pastaj edhe e axhendës së dialogut kërkesë kjo e rrezikshme dhe destabilizuese e saj, por edhe e Rusisë”.

Gjermania e Franca kanë mohuar të qëndrojnë prapa këtij dokumenti.  Ministri i Jashtëm Gjerman ka reaguar për DW duke thënë se edhe gjatë vizitës që kishte javën e kaluar në Prishtinë e Beograd gjithë mbështetja shkon për dialogun qëllimi i së cilës është arritja e një marrëveshjeje të qëndrueshme që kontribuon në stabilitetin rajonal.

Tv Klan