#AldoMorningShow Emision mëngjesi nga #AldonLipe në #TvKlan.

“28 vite martesë me një burrë që nuk e do?”, Jeta nga Pogradeci: Mu lidhën këmbë e duar

Jeta nga Pogradeci ka qenë telefonuesja e parë për emisionin e sotëm të “Aldo Morning Show” në Tv Klan.

“A është njësoj martesa si në vitin e parë, ashtu edhe në vitin e 20-të?”, është tema e kësaj të Shtune. Jeta rrëfeu se në 28 vite martesë nuk e ka ndjerë ndonjëherë dashurinë e fortë për bashkëshortin të cilin e mori me mblesëri. Ajo thotë se gjithë këto vite ka qëndruar pranë tij, vetëm për hir të fëmijëve.

JetaSigurisht që ekziston dashuria që në vitin e parë, po në të shumtën e rasteve nuk ekziston, sidomos kur është bërë me mblesëri.

Aldo: Po nuk është se vjen gjatë rrugës?

Jeta: Gjatë rrugës ka shumë pengesa. Ka shumë vështirësi.

Aldo: Sa vjet martesë ke?

Jeta28.

AldoËshtë njëlloj si ditën e parë?

Jeta: Për mua jo, jam martuar me mblesëri. Në disa martesa nuk ekziston dashuria, qëndron vetëm për hir të fëmijëve

Aldo: Pra ti je me një burrë që nuk e do?

JetaPo me mblesëri…Që në fillim për hir të fëmijëve, lidhen këmbë e duar siç thotë një fjalë e urtë./tvklan.al