Shtyrja e datës së zgjedhjeve me 6 muaj për aleatët e Lulzim Bashës nuk do të ketë asnjë vlerë nëse nuk finalizohet me një marrëveshje të thellë  kushtetuese dhe nëse nuk largohet kryeministri.

Dashamir Shehi kryetar i LZHK : Vetë shtyrja është një situatë e re politike sepse shtyrja duhet për të bërë ndryshime të mëdha politike ndaj duhet kohë. Nëse shtyrja bëhet për me ndenjt Edi Ramën jemi kot. Një shtyrje pa ndryshim s’ka asnjë lloj vlere. Po bëmë zgjedhje si në 2017 bëjmë të njëjtin gabim.

Për shtyrjen e zgjedhjeve edhe kreu i shtetit është shprehur i gatshëm për të dekretuar një datë tjetër. Por kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, thotë se presidenti nuk ka hapësirë kushtetuese për ta ndërmarrë këtë hap.

Dashamir Shehi kryetar i LZHK: Presidenti është interpret i kushtetutës. Funksionin pol e ka tryeza politike se këtu do ndryshohet kushtetua dhe këtë e bën vetëm një marrëveshje, Presidenti se bën. Sot për sot këto punë s’bëhen nëse s’ka shtyrje, sepse jemi në një ceknot politik.

30 Qershori dhe largimi, për Kryeministrin Rama janë dy kërkesa qe s’mund të diskutohen. Lulzim Basha nga ana tjetër ka paralajmëruar pamundësimin e zgjedhjeve lokale. Por aleati i tij distancohet nga ky qëndrim i kryedemokratit.

Dashamir Shehi kryetar i LZHK : Në këtë pikë e kam një lloj ndryshimi. Bojkoti është fuqia e popullit për të mos shkuar në zgjedhje për t’i bërë ato qesharake. Forca e popullit nuk janë dy shishe molotov. Lehtësisht krijon tension ndaj zgjedhjeve por gjykoj sesa vetë shkojnë në zgjedhje, kjo është forca dhe s’ke nevojë për xheste të tjera se do përdorej nga Rama shiko ca opozitë ka dhe në këtë teze kam me vete shumicën e shqiptarëve. Rama do t’i marri këto bashki, t’i marrë siç mori tepsi e timon. Unë s’do ta pengoja t’i merrte po do me i marre si Enveri, unë do i beja thirrje shqip ta bojkotonin këtë lloj farse.

Në mbyllje të protestës së 2 Qershorit, Lulzim Basha e paralajmëroi kryeministrin Rama se koha e fjalëve kishte mbarur dhe se në protestën e së shtunës fjala do të ishte vetëm e sovranit, duke lënë të kuptohej se manifestimi i radhës antiqeveritar mund të përshkallëzojë deri në përplasje.

Tv Klan