Aleatët e Partisë Demokratike tashmë pjesë e grupimit të qendrës së djathtë konsiderojnë se tani u takon qytetarëve të japin betejën e tyre për rrëzuar qeverinë, teksa e shohin qëndrimin e presidentit në një linjë me shqetësimet e tyre.

Dashamir Shehi këmbëngul në ndryshimin e sistemit zgjedhor, një nga pikat që aleatët e vegjël nuk kanë gjetur dakordësi me Partinë Demokratike.

Në ndalesën e dytë të forumit Forumit për zgjedhje të lira organizuar në Durrës ata u kërkuan qytetarëve të angazhohen në moslejimin e zgjedhjeve farsë si dhe t’i bashkohen protestës së opozitës në datën 11 Maj.

Tv Klan