Ambasada Amerikane humb gjyqin me familjen Markaj (03 Nëntor 1998) – TV KLAN

Ambasada Amerikane humb gjyqin me familjen Markaj (03 Nëntor 1998)

Ambasada Amerikane nuk e ka kundështuar vendimin e Gjykatës së Tiranës në favor të palës paditëse mbi disa mijëra metra katror truall në kufi me bllokun rezidencial në Sauk. Sot avokati i familjes Markaj e cila është dhe pronare e tokës, ka kryer veprimet ligjore për ta kaluar çeshtjen në zyrën e përmbarimit.

” Tani sipas rregullit dhe legjislacionit që është në fuqi, ne sot i paraqesim gjykatës kërkesën për lëshimin e urdhërit të ekzekutimit ku menjëherë pas lëshimit të këtij urdhri, do të drejtohemi përmbarimit për kërkesë për zbatimin e këtij urdhri.” – ka thënë akovati

Ministri i Drejtësisë Thimio Kondi do të jetë ai që do të vendosë përfundimisht nëse rrethimi i tokës nga amerikanët duhet prishur apo jo pasi të paditurit në rastin konkret janë të huaj.

Pamje ambasada Amerikane Tiranë./tvklan.al

Gazetar : Roland Zili

Kategori
Lajme Arkiva
0 Komente

Përgjigju

*

*