Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Këtu jemi përball rezidencës kryesore të SHBA-së në Tiranë. E quajtur si një zonë nën masa të rrepta sigurie, Ambasada Amerikane që nga hapja e saj, ruhej imtësish. Pas disa sulmeve në disa shtete të Ambasadave Amerikane edhe në Tiranë masat e sigurisë u shtuan. Këto masa përfshin edhe ngritjen e një muri rrethues me thasë të mbushur me rërë, që izolonin plotësisht pamjen e përparme të ambasadës.

Vetë ambasadori amerikan Josef Limpreht, i cili çdo ditë përballej me këtë mur doli sot para gazetarëve për të shpallur rrëzimin e tij. Shumë shpejt, sipas Limpreht, do të fillojë punën ndërtimore për përmirësimin e perimetrit të jashtëm të ambasadës, çka do të thotë heqja e thasëve me rërë dhe ndërtimi i një muri tjetër i gjatë 550 metra, i cili do të lidhet më mirë me arkitekturën e përgjithshme të ambasadës.

Sipas Limpreht puna ndërtimore do të kryhet nga një kompani amerikane, por 90% e kontraktuesve dhe furnizuesve do të jenë shqiptarë. Shembja e këtij muri rëre, që sipas Limpreht, i ngjan edhe më shumë një grumbulli plehrash dhe ndërtimi i një tjetri i lyer dhe i pastër nuk është një ndërtim i thjeshtë. Situata në Shqipëri tashmë e stabilizuar e kërkonte këtë./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj