Ambasada e SHBA në Kosovë: Persona të dënuar emërohen në poste të larta

Ambasada e SHBA në Kosovë: Persona të dënuar emërohen në poste të larta

17:48 15/05/2019

Ambasada amerikane në Prishtinë shpreh shqetësim për emërimet në poste të larta qeveritare të personave të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Në një njoftim të ambasadës, theksohet se këto emërime të qeverisë kosovare minojnë besimin e publikut.

“Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara nga emërimet e Qeverisë së Kosovës të personave të pakualifikuar në pozicione të larta qeveritare, duke përfshirë individë të dënuar për krime lufte, që janë nën hetim për krime të rënda dhe të dyshuar për abuzime serioze me pushtetin.

Në demokraci, personat e emëruar në poste të larta duhet të jenë të kualifikuar. Fatkeqësisht, modeli i emërimeve në Kosovë paraqet të kundërtën. Individë të pakualikuar, ata që gjykata i ka dënuar ose po i heton për krime të rënda, si dhe ata që kanë abuzuar me pushtetin, nuk kanë vend në zyrat shtetërore”

, thuhet në një deklaratë të ambasadës amerikane në Kosovë.

Ambasada u bën thirrje gjithashtu liderëve të Prishtinës zyrtare që të marrin seriozisht këtë çështje dhe të pengojnë emërimet në poste të larta të këtyre individëve.

/tvklan.al

Të ngjashme
UKT