Ambasadori i Maqedonisë për incidentet në kufirin Maqedoni-Kosovë – (5 Mars 2001)



Ambasadori i Maqedonisë për incidentet në kufirin Maqedoni-Kosovë – (5 Mars 2001)

15:40 05/03/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

“Nuk kam asnjë konfirmim zyrtar, për mbylljen e kufirit mes Maqedonisë dhe Kosovës”. Kështu është shprehur ambasadori maqedonas sot, pas incidenteve të djeshme në fshatin Tanushevc. Risto Nikovcki, përfaqësuesi i shtetit maqedonas në Shqipëri, ka deklaruar se Maqedonia është për zgjidhjen diplomatike të problemit dhe se ka një mbështetje shumë të fuqishme ndërkombëtare.

Ambasadori i Maqedonisë:- “Ne po kontaktojmë me KFOR-in, OSBE-në, UMNIK-un në Kosovë, për të gjetur zgjidhjen e duhur dhe për të mos lejuar përhapjen e konfliktit. Pas dy ditësh, mblidhet Këshilli i Sigurimit dhe ministri ynë i Jashtëm, do të paraqesë situatën. Mbështetja ndërkombëtare është shumë e madhe për ne”.

Gazetarja:- Keni të dhëna se si është situata e sotme në fshatin Tanushevc, në fshatin problematik?

Ambasadori i Maqedonisë:- “Situata sot në Tanushevc është më e qetë dhe nuk ka pasur incidente si ato të djeshmet, megjithatë masat e sigurisë, janë tepër të larta”.

Përsa i përket qëndrimit të qeverisë tonë, Nikovcki është shprehur se, ne e vlerësojmë qëndrimin e qeverisë shqiptare dhe pozicionimin e saj, për zgjidhjen e problemit në rrugë diplomatike./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori







Të ngjashme