Lajme Arkiva 2004

Ambasadori i OSBE-së Osmo Lipponen raportoi përpara Këshillit të Përhershëm në Vjenë për punën e kryer në vendin tonë duke paraqitur dhe një tablo për Shqipërinë.

Që nga raporti i fundit prezenca e OSBE-së vëren se një vit pas hapjes së negociatave për marrëveshjen stabilizim asocimin me Bashkimin Evropian situata e përgjithshme politike ka mbetur e brishtë.

Si rezultat i mosfunksionimit të vullneti politik në lidhje me zgjidhjet e qeverisjes vendore dhe një situate ekonomike të pafavorshme që ndikoi në publikun e gjerë dhe biznesin  e vogël.

Sipas ambasadorit Lipponen pakënaqësia publike në rritje dhe opozita gjithmonë e më e kundërshtueshme që nisi një sërë protestash kundër qeverisë e kanë rritur tensioni.

Në të njëjtën kohë, një numër procesesh reformash të rëndësishme që bien brenda sferës së mandatit të prezencës janë tashmë në rrugë e sipër dhe do të kërkojnë një marrëveshje të gjer politike pavarësisht nga situata aktuale konfrotuese thuhet në raport.

Nocioni i konsensusi apo vullnetit politik, është harruar. Në fillim të vitit qeveria e udhëheqësit të Partisë Socialiste Fatos Nano, doli nga një periudhe 56, ujore pa Ministër të Jashtëm dhe 2 mujore pa Ministër të Rendit Publik.

Megjithatë sipas diplomatit evropian, manipulimi me mjeshtëri  i kryeministrit Fatos Nano për të shmangur bllokimin e mëtejshëm në Kuvend të ministrive që kishin rrezikuar imponimin e një votëbesimi, i dedikohej kryesisht fitores së tij të thellë në kongresin socialist.

Fitore e arritur kjo sipas ambasadorit Lipponen me përzgjedhjen e kandidatëve socialist për zgjedhje të  pushtetit vendor, një pjesë  e të cilëve u bën delegatë në kongresin socialist duke rizgjedhur Fatos Nanon. Konferencat e zgjedhjeve kishin nxjerrë jashtë loje mbështetësit e ish-kryeministrit Ilir Meta.

Ambasadori Lipponen analizon se me mënjanimin e kundërshtarëve të brendshëm Fatos Nano rivendosi një kontroll të fortë mbi qeverinë, megjithëse vazhdon të ballafaqohet me një sërë sfidash, ta cilat lidhen me dy çështje.

Fushata publike e opozitës kundër qeverisë dhe pakënaqësia qytetare për probleme ekonomike. Si opozita dhe opozita për të shmangur krizat e brendshme janë detyruar të shtrohen ndaj shoqërisë civile dhe intelektualëve.

Nisur nga tragjedia e 9 janarit në Vlorë, ambasadori Lipponen konkludon se faktorët kryesor qendror që nisin njerëzit të emigrojnë, janë varfëria dhe mjerimi ekonomik që nuk mund të shpërfillen më. Lufta kundër trafiqeve dhe krimit të organizuar nuk duhen mjaftuar me arrestime të dukshme, por dhe me dënimin e trafikantëve.

Rritja e çmimit të Bukës, energjisë dhe shërbimit telefonik, rritën dhe pakënaqësinë e publiku, nga e cila përfitoi opozita. Tubimi i protestave në 7 dhe 21 Shkurt, tërhoqën mijëra demonstrues, thuhet në raport.

OSBE do të vazhdojë të asistojë Shqipërinë, për reformën zgjedhore, çështjen e pronave  dhe ndarjen territoriale. Të njëjtin qëndrim ndaj situatës politike, ka mbajtur dhe kryetari i delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë Lutz Salzman.

Sipas tij situata e përgjithshme politike, paraqitet konfrotuese. Në raportin e Komisionit Evropian shprehet shqetësimi për rënien e ritmit të reformave për  shkak të debateve të ashpra e të brendshme politike .

Komisioni Evropian  i  konsideron si kërcënime serioze korrupsionin, krimin e organizuar dhe trafikun i dhe dënon dhunën gjatë protestave politike.

Klima e biznesit për bizneset e huaja mbetet ende problematike, që kërkon nga pala shqiptare më shumë vendosmëri dhe hapa  konkret për procesin e integrimit evropian sipas diplomatit Salzman./tvklan.al