Kjo pasi të dy palët kanë miratuar vaksina të njëjta dhe situata epidemiologjike po përmirësohet

Amerikanët mund të jenë në gjendje të udhëtojnë në BE këtë verë nëse janë plotësisht të vaksinuar kundër Covid-19.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen për “New York Times” u shpreh se kjo duhet të jetë e mundur pasi të dy palët kanë miratuar vaksina të njëjta. Dozat Moderna, Pfizer-BioNTech dhe Johnson & Johnson janë aprovuar në SHBA dhe BE.

Sidoqoftë, ajo nuk bëri të ditur se kur do të hyjë në fuqi ky vendim dhe se e gjitha kjo varet nga situata epidemiologjike. Kombet evropiane kanë kufizuar udhëtimet jo-thelbësore nga SHBA për më shumë se një vit. BE ashpërsoi rekomandimet e saj për vizitorët e huaj në Janar. Greqia, për shembull, tashmë ka thënë se amerikanët me prova të testeve negative mund të hyjnë në këtë shtet.

Mbretëria e Bashkuar, e cila tani është jashtë BE, në 17 Maj që do të përcaktojë kufizimet e saj të udhëtimit në vendet rreth botës. SHBA ende ndalon udhëtimet nga BE dhe Britania. Këshillat e tanishme për amerikanët janë të shmangin 80% të vendeve në të gjithë botën për shkak të pandemisë së virusit koronavirus.

Programet e vaksinimit po vazhdojnë me shpejtësi në SHBA dhe Britani dhe synimi i BE për verën është që 70% e të gjithë popullësisë së rritur të ketë marrë të paktën një dozë. BE po harton gjithashtu një certifikatë dixhitale të vaksinës, por ka pyetje rreth uniformitetit pasi disa kombe po planifikojnë versionet e tyre.

Klan News