U nda nga jeta në 2011, vetëm 27 vjec, në kulmin e karrierës së saj si pasojë e probleme që i shkatoi varësia nga droga. Por pas shtatë vitesh, Amy Winehouse shfaqet në disa foto të papublikuara më parë, e qetë dhe e relaksuar në plazhin Santa Lucia në Karaibe.

Fotot kanë zbuluar se diva e muzikës soul kishte pasur probleme vetëm dy vitet e fundit, gjë e cila e çoi në luhatje të mëdha humori dhe për pasojë në degradim mendor dhe fizik.

Të realizuara në 2009, seti përmban 85 foto me ngjyra dhe bardhezi, të cilat janë realizuar nga miku i saj më i ngushtë, Blake Wood, me pseudonimin blaku i mirë, për ta dalluar nga bashkëshorti i saj të cilin e quante blaku i keq për shkak se ishte ai që e njohu me botën e narkotikëve. Amy Winehouse theu rekord shitjesh në karrierën e sa të shkurtër.

Tv Klan