“Kurtit po i bëhet presion nga ndërkombëtarët për të bërë hapa pas”

Pavarësisht tensionet më të fundit në veri Kosovës, analistët politikë mendojne se brenda pak javëve do të krijohet Asosacioni i komunave me shumicë serbe.

“E kemi marrëveshjen e Brukselit dhe të Ohrit, pastaj janë ndjekur afatet e takimeve në Bruksel, marrëveshjen për të pagjeturit dhe hapja e temës së Asociacionit pavarësisht se nuk e kemi një draft i cili i ka përafrua palët, por Asociacioni ka filluar të diskutohet dhe mendoj që javëve në vazhdim do të kemi një qartësi më të madhe rreth kësaj teme”

Ndërsa analisti politik, Shemsi Jashari, këtë vit nuk sheh përfundim të këtij procesi. Ai sheh më shumë presion të ndërkombëtare karshi Kosovës.

“Nëse i shohim lëvizjet e fundit të diplomacisë evropiane por edhe amerikane e vizitat e shpeshta në Qeverinë e Kosovës dhe deklarimet nga distanca, mund të shihet një lloj presioni që i bëhet Qeverisë së Kosovës për të ecur përpara në zbatimin e atyre marrëveshjeve, sidomos Asociacionit. Në anën tjetër kur i shohim deklarimet e zyrtarëve të Kosovës e sidomos të kryeparlamentarit, nuk mund të kemi këtë vit një përmbyllje të procesit të negociatave Kosovë-Serbi.”

Sipas tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kur ka lejuar krijmin e një komisioni për hartimin e draft statutit pa ia prezentuar më parë qeverisë.

Tv Klan