Anastasia Pokreshchuk e konsideron veten një modele Instagrami. Ajo është 30 vjeç dhe është nga Ukraina.

Katër vite më parë, Anastasia ka shpenzuar 2 mijë Dollarë për të zmadhuar mollëzat e faqeve përmes operacioneve plastike, dhe tani thotë se nuk ka ndërmend të ndalet. 30-vjeçarja kërkon që t’i zmadhojë akoma më shumë.

“Ju mund të mendoni se janë mjaftueshëm të dukshme, por unë mendoj se janë të vogla. Kam ndërmend t’i bëj përsëri së shpejti”, thotë ajo.

Anastasia nuk ka bërë operacion plastik vetëm mollëzat, por edhe buzët e gojën. Gjithashtu ajo ka botoks në ballë, por edhe nofulla dhe mjekra i janë rregulluar.

Por 30-vjeçarja është krenare me të gjitha ndërhyrjet që ka bërë dhe mesa duket nuk ka ndërmend të ndalet. Me krenari ajo poston vazhdimisht foto të saj në Instagram për më shumë se 220 mijë ndjekësit e saj.

Kur është pyetur përse ka bërë kaq shumë ndërhyrje estestike, ajo ka thënë: “Më pëlqen pamja që kam. Më parë isha si një mi. Hundën e kisha të madhe. Tani kam faqe dhe buzë të mëdha që duken mirë”. /tvklan.al