Angazhohet në zgjedhjet e Kosovës, Dua Lipa i bën thirrje gjithë shqiptarëve



Angazhohet në zgjedhjet e Kosovës, Dua Lipa i bën thirrje gjithë shqiptarëve

11:22 20/01/2021

Këngëtarja e njohur Dua Lipa ka treguar gjithmonë se sa e lidhur është me vendin e saj të lindjes dhe së fundmi i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të Kosovës kudo që ndodhen nëpër botë të votojnë në 14Shkurt sepse vota e tyre është mjaft e rëndësishme.

Ajo ka shpërndarë postimin e babait të saj Dukagjin Lipa i cili i inkurajon dhe i ndërgjegjëson të gjithë shqiptarët e Kosovës për vlerën e votës së tyre.

Bëj që zëri yt të dëgjohet! Ti mund të votosh nga kudo ndodhesh”, shkruhet në këtë postim të publikuar nga Dukagjini dhe më pas nga Dua.

Kujtojmë se Dua u përfshi edhe në zgjedhjet elektorale që u zhvilluan në SHBA ku e shprehu publikisht mbështetjen ndaj Joe Bide. Përmes një postimi në rrjetet sociale ajo i është drejtuar komunitetit shqiptar që ndodhet në Amerikë dhe i tregon arsyet kryesore pse duhet të votojnë Biden. /tvklan.al






Të ngjashme