Angela Martini bën deklaratën e fortë për një grua: Vjedhacake, do jem karma e…


Angela Martini bën deklaratën e fortë për një grua: Vjedhacake, do jem karma e…

11:17 20/04/2021

Modelja e njohur Angela Martini është gjithmonë në qendër të vëmendjes për shkak të fotove provokuese dhe joshëse që poston në rrjetet sociale, por këtë herë ajo ka habitur me deklaratat e saj të forta. Mesa duket modelja është zhgënjyer shumë nga disa persona që i ka besuar gjatë jetës dhe tani ka vendosur që të flasë dhe t’i ekspozojë ata që i kanë bërë keq.

Përmes disa postimeve në rrjetet sociale ajo i këshillon ndjekësit që të shohin një film të titulluar “I Care a lot” në Netflix i cili ngjason me një histori që i ka ndodhur së fundmi me një grua me të cilën punonte. Ajo pranon se bëri shumë gabim që të vendosi të punojë me të dhe shprehet se për njerëz të tillë ajo do bëhet karma e tyre dhe do luftojë me të vërtetën.

“Erdhi koha për të ekspozuar disa njerëz. Ua sugjeroj ta shihni këtë filmin njerëz. Tipi i kësaj gruaje është ekzaktësisht ajo që takova në jetën time së fundmi dhe bëra shumë gabim që nisa të punoj me të. Ato afrohen me pamjen e gruas perfekte, të zgjuar, të dashur etj. Por në të vërtetë janë manipulatore dhe gënjeshtare dhe vjedhacake. Kombinim shumë i rrezikshëm. Por vjen një ditë që gabimet bëhen me personin e gabuar. Për këta njerëz unë jam karma  e tyre dhe luftoj me të vërtetën.

Teknika  e tyre nuk do funksionojë me çdo njeri, veçanërisht me mua. Për shkak të historisë së jetës sime, unë e kam aftësinë për t’i ekspozuar këta njerëz. Një nga një do t’i zbuloj të gjithë. Nëse fati do që unë të bëj këtë, kështu le të jetë”, ka shkruar Angela në postim. /tvklan.al







Të ngjashme