Këto janë dy anije patrullimi shqiptare dhe anija amerikane USS Monterey, të cilat shfaqen duke kryer manovra në brigjet e Shqipërisë, në përputhje me standardet e NATO-s Fotoja u publikua nga Ambasada Amerikane në vendin tonë.

“Foto e Ditës / Dy anije patrullimi shqiptare të klasës Iliria (ALS Oriku dhe ALS Lissus) dhe anija amerikane USS Monterey ekzekutojnë manovra detare të thjeshta dhe të përparuara në brigjet e Shqipërisë, duke kryer të gjitha procedurat dhe manovrat në përputhje me standardet e NATO-s. Ky trajnim tregon rritjen e koordinimit dhe ndërveprimit dypalësh midis dy flotave tona.

“Përmes operacioneve dhe trajnimeve të tilla si ky, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj përmirësojnë marrëdhëniet ekzistuese të bashkëpunimit dhe ndërmarrin hapa të mëdhenj në ruajtjen e lidhjes jetike të rajonit me ekonominë globale”, tha Kapiteni i USSMonterey Joseph Baggett, CO”, thuhet në postimin e Ambasadës./tvklan.al