Interesi i pushuesve të huaj për të vizituar Shqipërinë vijon, edhe përtej sezonit turistik. Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se këtë të martë në portin e Durrësit ka mbërritur një kroçierë turistike me 346 turistë gjermanë.

“Kroçera turistike “Amadea” është dallëndyshja e radhës, që është ankoruar sot në Portin e Durrësit, ndërsa ka sjellë 346 turistë gjermanë”, shkruan kryeministri në një postim në rrjetet sociale.

Rama po ashtu shprehet se “nga janari në shtator, 161 mijë turistë gjermanë e vizituan Shqipërinë, 64% më shumë se vitin e kaluar”./tvklan.al