Kryeministri Edi Rama dha mbrëmjen e kësaj të enjteje në “Opinion” se antikomunist e antifashist më të madh se ai nuk ka. Por termi “antifashist” solli reagimin e analistit Artan Hoxha i cili e pyeti se ç’lidhje kishte ky term me të. Rama u përgjigj duke thënë se fashistët ishin socialistë që kaluan në ekstremin tjetër.

Blendi Fevziu: Thashë se kishte ndonjë tentativë për t’i marrë edhe atë elektoratin më klasik dhe më besnik PD?

Edi Rama: E dini ju sa vota ka PD në jug, e dini që ka më shumë se në veri apo jo?

Blendi Fevziu: Nuk thashë për jug veri unë, thashë për atë që janë antikomunistë. Antikomunistë ka dhe në jug dhe në veri

Edi Rama: Dëgjo këtu tani. Antikomunist më të madh se unë këtu, ma sillni ta takoj, ta njoh, por edhe antifashist. Që do të thotë socialist.

Artan Hoxha: Antikomunist po ta kuptoj, po antifashist ku e gjetët.

Edi Rama: Totalisht, ndërkohë që antikomunismi…

Artan Hoxha: Në histori?

Edi Rama: Jo në histori jo, sepse është shumë e rëndësishme që të jesh antikomunist.

Artan Hoxha: Ku jeni ju antifashist se nuk keni lidhje…

Edi Rama: Unë jam antifashist për aq sa Saliu dhe ekstremistët e një antikomunisti që është ekstremi tjetër, janë fashistë, kanë elementë të fashizmit në mënyrën sesi e konceptojnë gjithë procesin e ndërveprimit me tjetrin. Janë antikomunistë-fashistë. Janë komunistë, antikomunistë, që së bashku bëjnë njëlloj fashisti. Sepse dhe fashistët çfarë ishin? Ishin socialistë që kaluan në ekstremin tjetër, ja kaq, socialistë ishin fashistët./tvklan.al