Agjencia Antikorrupsion do të hetojë pasurinë e Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.

Siç raporton

Klan Kosova,

në listën e zyrtarëve të lartë publikë, të cilët do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë, është edhe Zv/kryeministri, njëherazi edhe Ministër i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ashtu sikurse edhe Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti e disa zyrtarë të tjerë.

Kontrolli i plotë i pasurisë do të përfundojë në fund të këtij viti, ku do të publikohet edhe raporti përfundimtar.

Në këtë listë përfshihen 806 formularë të zyrtarëve publikë, apo 20% e listës totale prej 3900 zyrtarëve të lartë publikë, që kanë bërë deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë e që do t’i nënshtrohen tashmë kontrollit të plotë të pasurisë nga ana e Agjencisë Kundër Korrupsion./tvklan.al