Antoni Conte u përfol për disa skuadra në Serie A, pas largimit nga Chelsea. Por duket se pankina e Romës është më pranë se të tjerat, për faktin se as Claudio Ranieri nuk po e nxjerr dot nga situata klubin kryeqytetas.

Për të rikthyer Conten në kampionatin italian, drejtuesit amerikanë të Romës pritet t’i bëjnë një ofertë që nuk mund të refuzohet.

9.5 milionë euro në sezon, si dhe disa garanci sa i përket lojtarëve që do të dëshirojë trajneri. Conte është përfolur si trajneri i ardhshëm i Juventusit, Interit dhe Milanit, po ashtu ide ka qenë edhe Bayern Mynih dhe Real Madrid, por duket se diskutimet kanë qenë më së shumti thashetheme mediatike.

49-vjeçari do të ketë misionin e rikthimit të Romës skuadër fituese në kampionat dhe arenën ndërkombëtare. Palët janë ende në diskutim dhe nuk ka ende një marrëveshje.

Tv Klan