Ujërat në “Love Story” janë trazuar! Një koment i Anxhit për Jonny-n ka bërë që fronisti të shpërthejë duke thënë se kjo është në të vërtetë konkurrentja.

Anxhi tha se nuk i flet as në prapaskenë Jonny-t, ndërsa ky i fundit u shpreh se është edhe ky i fundit që nuk i flet asaj. Jonny më tej vijoi duke thënë se ka provuar çdo gjë me Anxhin dhe e ka trajtuar me respekt ndërsa kjo e fundit nuk ia ka kthyer.

Sellma: Mendoj se Anxhi po i jep vëmendje më shumë mosvëmendjes që po i jep Jonny për momentin se sa marrëdhënies së Jonny-t sepse ajo mendoi se e fitoi Jonny duke pasur disa takime dhe ishte shumë e qetë dhe mendoi se kishte një takim të siguruar me Jonny.

Anxhi: Nuk kam qenë asnjëherë e sigurt në vetvete dhe nëse kam dashur dhe dua të vazhdoj lojën dhe Jonny e di shumë mirë, as në backstage nuk i flas më dhe nëse doja të vazhdoja lojën i servilosesha siç bën ti.

Sellma: Nuk i servilosem askujt.

Jonny: Kjo që tha Anxhi është shembull se kush është Anxhi me mua. Kush ka qenë. Gjithmonë! Edhe arsyen që  dha se gjithmonë mbrapa në backstage unë nuk i flas Jonny-t. Po nuk je vetëm ti o zonjë, nuk më flet ti mua, por nuk të flas as unë ty. E kupton se këtu qëndron puna. Gjithmonë ndërhyn. Ti je njeri në sytë e mi dhe më vjen shumë keq… I kam treguar respekt, i kam kërkuar falje, në çdo mënyrë që si Jonny Pojani kam mundësi, i kam treguar çdo gjë dhe në fund fare të jem unë ai që e marr për keq këtë pjesën dhe të jem ai që nxjerr keq tjetrën. Po jo mor vëlla i dashur, e kam provuar çdo gjë që kisha mundësi. Kjo nuk ma ktheu. Më thonte mua Anxhi nuk e dashuroj asnjeri nuk do kishte thënë gjë, por tani se e thashë unë që  do shikoj për diçka tjetër, po bëhet Jonny si i keq këtu. Ajo është fiks fare se më ke lodhur shumë. Më ke lodhur fare. Ma ke lodhur trurin se unë jam një njeri shumë i sjellshëm me vajzat se kështu jam mësuar si rob, por ti bën lojën tënde. Ça të kam bërë unë keq ty?/tvklan.al