Papa Françesku u bëri thirrje punonjësve të medias të ndihmojnë publikun të mos ndihet vetëm në këtë periudhë izolimi. Sipas kreut të Vatikanit, të gjithë ata që punojnë në fushën e komunikimit duhet të ndihmojnë ata që ndihen vetëm, pasi janë të detyruar të mos dalin nga shtëpitë. Të ndihmojnë në edukimin e fëmijëve dhe për informimin e njerëzve.

Duke përmendur edhe vargje nga bibla, Ati i Shenjtë citoi fjalën e Krishtit drejtuar Judenjëve: “Nëse qëndroni në fjalën time jeni me të vërtetë dishepujt e mi. Do të njihni të vërtetën dhe e vërteta do t’ju japë liri”. 

Thirrjen e bëri gjatë lutjes së përditshme në kishën e Shën Martës, që daton nga shekulli i 14, ndër kishat më të vjetra në Romë.

Tv Klan