Ish-prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla rrezikon të dënohet me dy vite burg nga gjykata e posaçme e Apelit. Prokuroria e posaçme ka mbajtur të njëjtin qëndrim dhe ka kërkuar që Llalla të dënohet me 2 vite burg dhe për 5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik. Ndërsa mbrojtja i kërkoi gjykatës të administrojë disa prova të reja siç ishte një akt-eksperimi i detajuar për pasuritë e ish-prokurorit të përgjithshëm, një raport mjeko-ligjor i gjendjes shëndetësore të Llallës, i cili aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në një klinikë në vendin tonë dhe prova e fundit ishn faturat e shpenzimeve që ka kryer bashkëshortja e Adriatik Llallës në Amerikë për të lindur djalin.

Por të gjitha këto prova dhe kërkesat e mbrojtjes u rrëzuan nga trupa gjykuese e kryesuar nga Nertina Kosova. Fati i Adriatik Llallës do të vendoset përfundimisht në 22 Shtator në orën 13:00.  Pas përfundimit të seancës avokati Sokol Hazizaj, i cilësoi vendimarrjet e gjykatës të padrejta. 

 “Ka prevaluar gjithmonë opinioni dhe provat e stisura të organit procedural të hetimit. Arsyeja për të cilën e apeluam vendimin e shkallës së parë, arsyeja që e bëmë të qartë edh përpara gjykatës së Apelit që në proces gjykimi, si edhe këtu, për momentin ka munguar parimi i paritetit që më çon jo në paragjykim, por në humbje besimi ndonjëherë te drejtësia”, tha avokati.

Nëse gjykata pranon kërkesën e SPAK, Adriatik Llalla duhet që të shkojë në burg për 2 vite. Ai akuzohet për fshejhe të pasurisë në të paktën 3 episode. Hetimi për Llalën ka nisur që në vitin 2017 nga prokuroria e Durrësit dhe më pas dosja u transferua në Tiranë.

Klan News