Prej datës 21 nëntor të gjitha kërkesat për  dokumente pronësore dhe biografike që gjenden në Arkivat e Shtetit do të kryhen në Postën Shqiptare, sipas praktikës ndërkombëtare arkivore të “kërkimit me pagesë“.

Marrëveshja mes Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave dhe Postës Shqiptare u nënshkrua në mjediset e Arkivit Qendror Shtetëror në Tiranë, nga drejtorët e përgjithshëm, Ardit Bido dhe Majlind Lazimi.

Bazuar në këtë marrëveshje, qytetarët do të marrin përgjigje 23 ditë pas aplikimit në zyrën postare ku edhe kanë bërë kërkesën./ TV KLAN