Ardhja e afganëve, Blendi Fevziu: Shoqëria shqiptare i ka pranuar - Tv Klan

Ardhja e afganëve, Blendi Fevziu: Shoqëria shqiptare i ka pranuar



Ardhja e afganëve, Blendi Fevziu: Shoqëria shqiptare i ka pranuar

21:48 16/08/2021

Gazetari Blendi Fevziu shprehet se Shqipëria duhet të presë emigrantët afganë për vetë faktin e historisë së saj. Në një intervistë për Klan Neës, Fevziu shprehet se emigrantët që do të vijnë në Shqipëri janë për arsye politike dhe janë elita e një vendi që po largohen për shkak të një regjimi që po instalohet aty.

Sipas drejtuesit të emisionit “Opinion” në Tv Klan, kaosi i krijuar në rrjetet sociale për mendimet kundër afganëve është krijuar nga mungesa e informacionit, por sipas tij pjesa më e madhe e shoqërisë është shprehur pro që emigrantët të vijnë.

Si e shikoni debatin që u krijua në Shqipëri, nëse Shqipëria duhet të strehojë apo refugjatë afganë që po i ikin regjimit të talebanëve?

E para nuk e di nëse ka një debat politik, pasi qëndrimet kanë qenë unison për t’i pranuar, duke folur këtu dhe për qëndrimet politike dhe të opinionit publik. Nëse flasin për reagimin në rrjetet sociale është shumë i kuptueshëm. Ka breza të ndryshëm, ka sensibilitet të ndryshëm. Një shoqëri nuk është uniform.

Unë i përkas atij brezi që e ka jetuar emigracionin dhe e di detyrimin që Shqipëria ose shoqëria shqiptare ka ndaj emigrantëve, një komb që gjysmën e popullatës e ka emigrante, një komb që është shfaqur në dyer te Evropës në mënyrë shokuese në vitin 1991. Këtë herë bëhet fjalë për emigrantë politikë dhe jo ekonomik.

Pastaj ka dhe një kaos të krijuar nga mungesa e informacionit, shikoj foto që postojnë afganët me veshjen e tyre karakteristike, me mjekra me kallashnikov. Nuk bëhet fjalë për ata njerëz që po ikin pikërisht nga kjo tipologji. Kjo është një kategori e elitës dhe një pjesë e madhe janë gra dhe po ikin nga regjimi i talebanëve dhe është një periudhë shumë e njohur nga ne, e kemi jetuar në vitin 1996 deri në 2001. Nuk mund të pretendosh që talebanët do të vijnë me një formë më të emancipuar./tvklan.al








Të ngjashme