Përballja do të zhvillohet në stadiumin “Marakana”

Finalja e Copa America është Argjentinë – Brazil dhe do të luhet në orët e para të së dielës me kohën shqiptare në mitikun ‘Maracana’.

Argjentinasit siguruan kualifikimin në një ndeshje të vështirë me Kolumbinë që u vendos me penalltitë, ndërsa 90 minutat u mbyllën me rezultatin 1 – 1.

Lautaro Martinez realizoi pas 7 minutash lojë pasi mori një pasim nga kapiteni Lionel Messi. Edhe pse rastet nuk munguan për kolumbianët Luis Diaz barazoi vetëm në të 61’.

Sfida ishte e fortë deri në fund, por skuadra e kualifikuar u përcaktua me 11-metërshat. Argjentinasit gabuan më pak, duke merituar vendin në finalen e tretë në 4 edicionet e fundit të Copa America.

Nëse Argjentina triumfon në barazohet me trofe me Uruguain, 15, ndërsa Brazili në rast suksesi do të shkonte në 10 tituj të Amerikës së Jugut.

Tv Klan