Arkeologët egjiptianë kanë zbuluar statujën e një sfinksi ndërkohë që zbraznin ujin nga tempulli faraonik i Kom Ombo në qytetin jugor të Aswanit.

Ministria e Antikiteteve tha se statuja e bishës mitike me kokën e një njeriu dhe trupi i një luani u realizua me gur ranor. Kjo ndoshta daton në dinastinë Ptolemaike, e cila sundoi Egjiptin nga 305 para Krishtit deri në pushtimin romak në vitin 30 para Krishtit.

Në tempull u gjetën edhe dy relievë ranorë të Mbretit Ptolemeu V. Sipas BBC, statuja masa rreth 28 cm (11 inç) e gjerë dhe 38 cm e gjatë.

Drejtori i përgjithshëm i departamentit të antikiteteve në Aswan, Abdul Moneim Saeed, tha se do të kryejë studime të mëtejshme rreth sfinksit për të zbuluar më shumë për qëllimin e tij.

Sfinksi përfaqësonte fuqinë mbretërore në Egjiptin faraonik, duke kombinuar fuqinë fizike të një luani me fuqinë tokësore të një mbreti.

Sfinksi i Madh nga piramidat e Gizës është ai më i famshmi./tvklan.al