Armenia akuzon Azerbajxhanin për bombardim të katedrales



Armenia akuzon Azerbajxhanin për bombardim të katedrales

17:45 08/10/2020

Armenia ka akuzuar Azerbajxhanin për granatimin e një katedraleje historike në Nago-Karabak.

Fotografi të ndryshme kanë treguar dëmtime të brendshme dhe të jashtme të Katedrales “Shpëtimtarit i Shenjtë” në qytetin Shusha.

Nga luftimet për rajonin e diskutueshëm, deri më tani më shumë se 300 njerëz kanë vdekur dhe mijëra janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre që nga sulmet e fundit të 27 Shtatorit.

Ndërkohë, monitoruesit ndërkombëtar nga SHBA, Rusia dhe Franca po vazhdojnë përpjekjet për t’i dhënë fund dhunës. Ata do takohen me ministrin e jashtëm të Azerbajxhanit në Gjenevë. Ndërsa ministri i jashtëm armen do të takojë homologun e tij rus të hënën në Moskë./tvklan.al




Të ngjashme