Armiqtë e dikurshëm bashkë në Pearl Harbor



Armiqtë e dikurshëm bashkë në Pearl Harbor

14:30 28/12/2016

Presidenti amerikan Barak Obama dhe kryeministri japonez Shinzo Abe kryen një vizitë të shënuar në Pearl Harbor, të martën, duke theksuar miqësinë dhe pajtimin shumëvjeçar mes vendeve të tyre.

Abe ishte i pari kryeministër japonez që vizitoi memorialin e US Arizona i ndërtuar në nder të ushtarëve dhe marinsave amerikanë të vrare në sulmin e papritur të vitit 1941, që futi SHBA në luftën e dyte botërore.

Ai nuk kërkoi falje por ofroi ngushëllime të përhershme për viktimat e 75 viteve më parë.

“Si kryeministër i Japonisë, unë ofroj ngushëllime të sinqerta dhe të përjetshme për ata që i kanë humbur jetët e tyre këtu”, u shpreh Abe.

Ai tha se nuk duhen përsëritur më kurrë tmerret e luftës. Presidenti amerikan, Barack Obama, falënderoi kryeministrin japonez dhe tha se pajtimi sjell më shumë përfitime se ndëshkime.

“Shpresoj se së bashku në dërgojmë mesazh në botë se më tepër duhet të fitohet në paqe se në luftë”, deklaroi Obama.

Bombardimi ajror japonez shkatërroi bazën amerikane në vitin 1941, duke shkaktuar më shumë se 2000 viktima mes ushtarëve amerikane./ TV KLAN







Të ngjashme