Këngëtarja Fjolla Morina, e cila po gjykohet nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” pasi u kap me dy pistoleta në doganën e Morinës më 19 Shtator 2020, rezulton se nuk është në banesë.

Policia kishte shkuar për kontroll në banesën e saj që ajo ka marrë me qira në Kukës, ku po qëndron me arrest shtëpie. Por gjatë ditës së sotme, policia nuk e ka gjetur në apartament këngëtaren, mësohet nga burime të tvklan.al.

Mësohet se policia është e kërkuar këngëtaren, ndaj të cilës ka një proces gjyqësor.

Këngëtarja u arrestua në doganën e Morinës duke hyrë në Shqipëri, pasi në makinë iu gjetën dy pistoleta dhe 23 fishekë. Bashkë me të u arrestuan edhe dy persona të tjerë në Shtator 2020, por akuza për ta u pushua, ndërsa procesi gjyqësor vijoi vetëm për Fjolla Morinën. /tvklan.al