Arrestimi i 32-vjeçarit për “Rinasin”: Lleshja: I pesti u mbyll prapa hekurave – TV KLAN

Arrestimi i 32-vjeçarit për “Rinasin”: Lleshja: I pesti u mbyll prapa hekurave

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar lidhur me arrestimin Elton Piklit, si i dyshuari i pestë i përfshirë në grabitjen e 6,5 milionë Eurove në aeroportit e Rinasit. Lleshja thotë së po shtrëngohet dara afër maksimumit.

Reagimi në Twitter

Goditja ndaj grupit të grabitësve në Rinas vazhdon. I pesti u mbyll prapa hekurave, duke e shtrënguar darën afër maksimumit. Respekt për punën e Policisë së Shtetit dhe të Prokurorisë!

Më herët reagoi dhe kryeministri Edi Rama, i cili tha sepo ngushtohet më tej rrethin e keqbërësve falë punës intensive dhe profesionale të Policisë së Shtetit./tvklan.al

Kategori
AktualitetTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*



Emisione