Arrestohen 2 persona në Tiranë, trafikonin emigrantë



Arrestohen 2 persona në Tiranë, trafikonin emigrantë

16:15 08/12/2020

Policia e Tiranës ka arrestuar 2 persona, të cilët janë kapur duke tranportuar emigrantë drejt kufirit kundër fitimit monetar.

Në një njoftim për mediat, autoritet njoftojnë se 2 të arrestuarit po trafikonin 4 emigrantë për ti nxjërrë jashtë territorit të Shqipërisë në mënyrë të paligjshme. Në pranga kanë rënë B.S., 40 vjeç, banues në Tiranë dhe F.N., 30 vjeç, banues në Mat.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin si dhe persona të tjerë shqiptarë dhe të huaj dyshohet se me mjetet e tyre private kundrejt shpërblimit monetar,kanë tentuar të transportojnë 4 shtetas emigrantë të paligjshëm në qytetin e Tiranës”, sqaron policia./tvklan.al






Të ngjashme