Një 30-vjeçar i quajtur Endrit Murrani është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi iu gjetën në makinë 67 doza kokainë dhe një shumë parash që dyshohet se i ka përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Bashkë me të në automjet ishin edhe dy persona të tjerë, E.G dhe E.Gj., të cilët janë proceduar penalisht në gjendje të lirë. Dyshohet se ata kanë patur dijeni që 30-vjeçari kishte doza kokaine në makinë dhe nuk e kanë kallëzuar në organet kompetente.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore. /tvklan.al