Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, specialistët për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me Interpol Tirana, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin provizor të G.(D).Gj., 43 vjeç, banues në Durrës.

Këtë person, Gjykata e Padovas në Itali me vendimin e datës 13 Shtator 2003, e ka dënuar me 5 vjet burg për veprën penale “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Përdhunimi”, të parashikuar sipas Kodit Penal Italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejtë Italisë./tvklan.al