Policia e Krujës në bazë të informacione që kishte për një qytetar, se ai mbante armë, ka zhvilluar një kontroll në banesën e tij.

Sot në mëngjes efektivët kanë arritur të arrestojnë S. Sh., 54 vjeç, banues në fshatin Zezë, Krujë, i cili posedonte një armë dhe municion luftarak.

Ndërkohë mësohet se  gjatë kontrollit të ushtruar në banesën S. Sh., kanë gjetur 1 armë zjarri automatik, 7 krehra dhe 173 fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Tashmë 54-vjeçari akuzohet për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim./tvklan.al