Ergis Zenelak nga Korça i drejtohet emisionit “Stop”, pasi në vitin 2017 e arrestuan duke ndihmuar një person të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme.

Në momentin e arrestimit kishte me vete 3 telefona dhe kartën e identitetit. Pas shlyerjes së dënimit,OPGJ Edion Stena, e sorollati për të marrë sendet e veta.

Ergisi tentoi edhe një herë të merrte sendet personale, por OPGJ-ja i dha telefonin Nokia dhe Alcatel e jo Samsungun.

Nga ana tjetër Ergisi detyrohet të firmosë, sikur i ka marrë të tre telefonat./tvklan.al