Arrestohet i riu që terrorizoi Korçën, armën e fshehu në…



Arrestohet i riu që terrorizoi Korçën, armën e fshehu në…

16:41 25/12/2020

Policia e Korçës ka arrestuar 19-vjeçarin që qëlloi me armë dhe terrorizoi qytetin mëngjesin e sotëm.

19-vjeçari E.S., banues në Korçë u kap nga policia në lagjen nr. 9, Korçë, me mjetin tip “Benz”, i cili kishte hedhur armën e zjarrit tip automatike në një depozitë uji.

Arma e zjarrit së bashku me automjetin u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.      

Tashmë i riu akuzohen për disa vepra penale dhe do të dalë para gjykatës së qytetit./tvklan.al







Të ngjashme