Një infermiere është arrestuar në Britani të Madhe me dyshimin për vrasjen e 8 foshnjave dhe tentativën e vrasjes së 6 fëmijëve të tjerë. Policia tha se infermierja është arrestuar pas hetimeve të gjata që kanë nisur në Maj të vitit 2017, të cilat u përqëndruan fillimisht në vdekjen e 15 foshnjeve midis Qershorit 2015 dhe Qershorit 2016.

“Ky është një hetim shumë kompleks dhe shumë i ndjeshëm, duhet të provojmë në mënyrë të detajuar shkaqet që kanë çuar në vdekjen e foshnjeve”,

tha oficeri i policisë që drejton hetimin. Ai tha gjithashtu se prindërit e foshnjeve po mbahen të informuar për çdo gjë në lidhje me këtë hetim, ndërkohë që ftoi qytetarët të kontaktojnë policinë nëse kanë informacione shtesë në lidhje me këto hetime.

Arrestimi i infermieres ka shkaktuar reagim në stafin e spitalit, pacientët dhe familjet britanike, për shkak të ndjeshmërisë së madhe të kësaj çështje./

tvklan.al